E shtunë, 26 Prill, 2025

Burrel/ Qëlloi veten me plumb në kokë, kush është efektivi i burgut që tentoi t’i jepte fund jetës! Gjendja e tij kritike, transportohet tek Trauma

Efektivi i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit, Sinan Kaxhani, i cili qëlloi veten me plumb në kokë, është transportuar tek Trauma në gjendje kritike për jetën.

Raportohet se efektivi Sinan Kaxhani ka qëlluar veten me armën e shërbimit brenda dhomës së gjumit orës 06:40.

Kanë qenë familjarët e policit 58-vjeçar që kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

Polici ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe më pas është transportuar me ambulancë drejt Traumës në Tiranë.

Sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.

Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur se cili ka qenë shkaku i vetëplagosjes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit