E shtunë, 26 Prill, 2025

“Plumb pushke në Dibër”, zotimi i Ramës për Rrugën e Arbrit: Sa të jem unë s’ka taksë!

Tuneli i Murrizit hapet në Mars të 2025-ës.

Teksa njoftoi se nesër hapet zyrtarisht Tuneli i Murrizit, kryeministri Edi Rama u zotua se për sa kohë ai të jetë në këtë detyrë, nuk do të ketë taksë për Rrugën e Arbrit.

“Sa të jem unë s’ka taksë!”, tha numri një i kabinetit.

“Detyrën ke bërë thonë, për të bërë detyrën pra zgjidhen qeveritë. Që kur kanë lindur, kanë lindur për të bërë detyrën, për të mbledhur taksa dhe me to për të bërë investime, për të përmirësuar jetesën e vendit. Vlerësohen se kush bën punë më të mira me lekët e popullit. Më në fund Rruga e Arbrit, plumb pushke nga Tirana në Dibër”, shtoi ai.

Deklaroi po ashtu se për pak ditë do të mbyllet segmenti Maqellarë-Peshkopi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit