E shtunë, 26 Prill, 2025

Aksidenti i rëndë në Bulqizë, policia: Viktima është bashkëshortja e drejtuesit të mjetit. 5 të plagosur në spital

Policia e Dibrës ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Ura e qytetit”. Sipas policisë, nga ky aksident ka mbetur e vdekur një shtetase 31 vjeçare e cila udhëtonte me bashkëshortin e saj.

Në njoftimin e saj, policia thotë se shtetasi E.Z., drejtonte automjetin tip ‘Fuoristradë’ në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, por ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

“Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja Majlinda.Zogu., rreth 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit”, thotë policia e Dibrës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit