E shtunë, 26 Prill, 2025

KSSH mbështet dhe solidarizohet me minatorët e Minierës së Kromit në Bulqizë!

Nisur nga ankesat publike të minatorëve të Minierës Kromit Bulqizë, të cilët ankohen se Sindikatat e tyre i kanë tradhtuar dhe i kanë lënë në baltë, duam të bëjmë me dije se:
Ata kanë plotësisht të drejtë. Që në Korrik të vitit 2022 KSSH ka shkarkuar dhe larguar nga të gjitha funksionet sindikale drejtuesit e FSPISH për korrupsion, abuzim, mashtrim dhe thyrje të rëndë të Statutit të FSPISH dhe KSSH. Vendime këto të ligjëruara nga Gjykata e Tiranës. Edhe drejtuesit Sindikal të Minierës Bulqizë duke abuziar hapur me interesat e minatorëve dhe duke bashëkpunuar hapur me punëdhënësit shkëputën çdo kontakt me KSSH dhe vazhduan syqorrazi të abuzojnë me funksionin sindikal dhe të shesin interesat e minatorëve.
Të ndodhur në këtë situatë KSSH ka hapur proces penal për shkelësit e ligjit dhe tradhtarët e intereave të puntorëve, proces që po ndiqet nga Prokurotia e Tiranës. Ka njoftuar Ministrinë përkatëse që mbulon madhëniet e punës dhe të gjitha agjencitë ligj-zbatuese shtetërore. Ka njoftuar të gjithë punëdhënësit përfshi dhe ata të Minierës Kromit Bulqizë dhe Uzinave Ferrokromit Burrel dhe Elbasan. Kjo jo vetëm në zbatim të ligjit dhe Statutit të KSSH dhe FSPISH por kryesisht me qellim që ata të zbatojnë Kodin e Punes, kontraten kolektive dhe kontratat individuale të punës dhe kriza dhe matrapazllëqet e Sindikatës të mos kenë ndikim tek minatorët dhe metalurgët.
Për sa më sipër KSSH, deklaron se:
Kërkesat e minatorëve të Minierës Kromit Bulqizë janë të ligjshme, themelore dhe tërësisht të realizueshme. Ringritja e zërit dhe artikulimi i kërkesave të minatorëve të Bulqizës është një lajm i mirë dhe një shpresë për një rilindje, një riformatim dhe një rivlersim real të lëvizjes sindikale në minierën e Bulqizës.
KSSH ashtu siç ka qenë historikisht në mbrojtje dhe perfajqesim të minatorëve dhe gjithë punëmarrësve shqiptarë, do jetë zëdhënësja e minatorëve dhe mbështetësja e tyre pa kompromis në mbrojtje të kauzës së tyre të drejtë.!
KSSH do kontaktojë me organet lig-jzbatuese dhe do kërkojë zbatimin e kontratave të punës, rritjen prej 10% të pagës sipas dakordësisë me punëdhënësin, indeksimin e pagave sipas inflacionit vjetor çdo vit sipas ligjit dhe përmirësimin e kushteve të punës, të sigurisë në punë dhe rirregullimit të normimit e oratit të punës duke gëzuar pushimet javore ditën e shtunë dhe të dielë dhe pushimet vjetore sipas Kontratave të Punes dhe Kodit të Punës në fuqi.
KSSH shpreh gjithë gatishmërinë e saj për të asistuar profesionalisht dhe ligjërisht Minatorët në drejtim të realizimit të kërkesave të tyre ligjore dhe të drejta. Kerkon nga ata të vetëorganizohen, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre me votëbesim moral, me integritet personal dhe në mënyrën demokratike më të mundshme. KSSH garanton mbrojtjen e tyre ligjore dhe përfaqësimin e tyre ligjor, profesional e me besnikeri absolute.
KSSH dhe FSPISH në përbërje të KSSH ju bën thirrje minatorëve të Bulqizës dhe gjithë puntorëve të minierave e uzinave të ferrokromit të mos mashtrohen dhe të mos manipulohen nga punëdhënësi apo nga veglat e ndryshkura të tij që në vite me radhë drodhen zinxhirin dhe abuzuan e shkelën mbi besimin, djersën dhe gjakun e minatorëve.!
Së bashku do tja dalim!!
Të përçarë do të na shkelin.!!
Presidenca Ekzekutive e KSSH.
Kol Nikollaj.
President i KSSH.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit