E premte, 25 Prill, 2025

Ra nga ura teksa e ndiqte policia, humb jetën tragjikisht “Miss Evropa-Kosova”

Në tentativë për t’i ikur policisë, një 27 vjeçare vdiq në mënyrën më tragjike të mundshme. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Güler Erdogan e cila sapo kishte marrë kurorën e “Miss Europa-Kosova”. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 1 Prill.

E reja pasi kishte festuar Bajramin me familjarët në qytetin e lindjes, kishte dalë me miqtë e saj në një klub nate. Ishte ky moment që shenjoi gjithçka. Policia e ndaloi teksa ajo i jepte makinës e dehur. Kur kuptoi se ishte në telashe, Güler doli nga makina dhe vrapoi në tentativë për t’u arratisur drejt një mbikalimi. Humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga një lartësi rreth 15 metra, nga ura në autostradë. Fatkeqësisht, në atë moment ajo u përplas edhe nga një makinë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Ajo ishte edhe modele me një sërë kontratash me brande të njohura, ndërsa nga Instagrami i saj janë hequr të gjitha fotot duke u zëvendësuar me një postim të familjes ku thuhet: “Mos besoni lajmet e rreme dhe informacionet që qarkullojnë për vdekjen e vajzës tonë. Ajo humbi jetën si pasojë e një aksidenti.”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit