Një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në Bulqizë.
Sipas policisë, autore e dyshuar është një grua e cila dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë bashkëshortin e saj.
Në deklaratën e ndarë për mediat, njoftohet se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen B. Xh, 40 vjeçe, banuese në Bulqizë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, bashkëshortin e saj, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua edhe mjeti prerës. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.