E premte, 25 Prill, 2025

Një foto hedh dyshime, Ronaldo e Georgina drejt martesës?

Ka mjaftuar një postim i Georgina Rodriguez në rrjetet sociale për të ndezur zërat se ajo është fejuar me Cristiano Ronaldon.

Partnerja e futbollistit të njohur publikoi më 15 prill, një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilën ajo tregon një unazë të madhe me një gur të çmuar, duke shtuar zerat se Ronaldo i ka propozuar për martesë.

Rodriguez kishte treguar në reality show-n e saj “I Am Georgina” se miqtë e saj vazhdimisht e ngacmojnë për martesën e shumëpritur.

“Ata gjithmonë tallen për martesën. Kur është dasma? Që kur doli kënga e Jennifer Lopez “The Ring Or When”, ata më kanë kënduar gjatë gjithë kohës. Dhe kjo nuk varet nga unë”, tha ajo.

Pavarësisht se çifti nuk është i martuar, Ronaldo shpesh i referohet Rodriguez si gruaja e tij. Në dhjetor, në Globe Soccer Awards 2024 në Dubai, ai tha: “Është një gëzim i madh të fitosh këtë trofe.

Djali im i madh është këtu, gruaja ime, Georgina Rodriguez, është këtu.”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit