Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, së bashku me kryetarin Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij, LaCivita theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë, duke e konsideruar këtë si thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë.
“Politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë të vështirë për votuesit e rinj,” u shpreh LaCivita, duke shtuar se “shumë prej politikave që doktor Berisha sjell, do të sigurojnë qëndrimin tuaj në vend dhe suksesin tuaj këtu”.
Ai nënvizoi rëndësinë e përdorimit të mediave të reja për komunikimin e mesazhit politik dhe inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë aktive e procesit: “Ju keni aftësinë dhe mundësinë të ndryshoni të ardhmen e vendit tuaj, por nuk do ta bëni dot nëse nuk shfaqeni aty. Bota kontrollohet nga ata që paraqiten dhe bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”.