E premte, 25 Prill, 2025

Aksident në rrugën Mavrovë–Dibër, ndërron jetë një person

SPB Tetovë informon në Njësinë policore Rostushë është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, konkretisht në vendin e quajtur Ura e Skudrinjës automjeti i pasagjerëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga.

Në këtë aksident shoferi i automjetit (49) nga Tetova i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, në vend u është nënshtruar plagëve të marra, ndërsa bashkëudhëtari i tij A.S. (47), ka pësuar lëndime të rënda të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.

“Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar, në bashkëveprim me Prokurorin publik”, thonë nga SPB Tetovë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit