Një personalitet i njohur në qarkun Dibër dhe Tiranë por dhe në shkallë kombëtare, Edmond Isaku konkuron në këto zgjedhje si kandidat për deputet për subjektin politik Koalicioni Euroatlantik.
Edmond Isaku njihet në shkallë kombëtare si biznesmen, që me punë dhe përkushtim ka punuar për ngritjen e Tv Bulqizës, si institucion mediatik lokal, që më korrektesë kryen misionin informativ edukues dhe kulturor që mbi 20 vite punë tashmë është konsoliduar duke i dhënë një emër të mirë dhe prestigj publik, pronarit të tij Edmond Isaku.
Edmond Isakun do ta votojnë në qarkun Dibër të gjithë ata që e njohin për vlerat e larta njerëzore që përfaqëson, në vetitë më të mira të modestisë, urtësisë, mençurisë, parimor dhe i sjellshëm ndaj të tjerëve, human dhe i thjeshtë, i komunikueshëm në publik dhe pa vetëmburrje.
Edmond Isakun do ta votojnë për përgatitjen dhe përkushtimin e tij politik pasi ai ka një prejardhje me traditë demokratike dhe antikomuniste, mbështetës pa rezerva i zhvillimeve demokratike duke kontribuar prej tre dekadash për të djathtën shqiptare dhe demokratizimin e shoqërisë dhe forcimin e shtetit ligjor.
Edmond Isakun do ta votojnë për përgatitjen e tij estetike, për botën e tij të pasur shpirtërore, për energjinë pozitive dhe humane që ndan në publik, duke kontribuar drjtpërdrejt me median e tij: TV-Bulqiza dhe Gazetën Bulqiza, në funksion të emancipimit kulturor dhe shoqëror të publikut në qarkun Dibër.
Edmond Isakun do ta votojnë për modelin e njeriut dobiprurës shoqëror, kombëtar, kulturor dhe ekonomik. Ai është një person me vizion demokratik që mbështetet në veprimtarinë legale të individit të lirë në një shoqëri të lirë e demokratike duke kontribuar dhe duke krijuar vlera ekonomike, kulturore dhe sociale.
Edmond Isaku do të votohet për qasjen e tij në politikën shqiptare si politikan modern, i moderuar, urtak e fjalëpak, i vendosur dhe i vërtetë, largpamës dhe i suksesshëm në biznes i cili do t’i shtojë parlamentit shqiptar një deputet dinjitoz me sjellje europiane.
Edmond isaku mbetet një vlerë në listën e deputetëve të ardhshëm që ndjek dhe përfaqëson parimet e të djathtës europiane dhe euroatlantike si zhvillimin kombëtar, drejtësi shoqërore, shtet të së drejtës, familje të shëndoshë, rritje ekonomike, liri dhe të drejta njerëzore, besimi fetar, integrim euroatlantik.
Duke votuar Edmond Isakun në koalicionin Euroatlantik, i japim parlamentit një imazh të ri me një deputet dinjitoz që do të na bëjë krenar të gjithëve për përkushtimin dhe ndershmërinë e tij ndaj votuesve të qarkut të Dibrës, dhe krenari për politikën që kërkojmë të ndryshojmë, si ardhmëri e përbashkët shqiptare.
Shkruar nga Dr: Hajri Mandri