Pavarësisht dinamikave të shumta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati ka ndarë një nga lidhjet më të veçanta që ka ruajtur pas përfundimit të aventurës së saj. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo u shpreh se personi i parë që ka kontaktuar pas daljes ishte Gerta Gixhari.
“Gerta është një pjesë zemre për mua. Më ka shoqëruar në çdo moment, të mirë apo të keq. Dhe e ka bërë me shpirt të bardhë,” – u shpreh Loredana me emocion.
Ajo vlerësoi Gertën jo vetëm për mbështetjen, por edhe për kritikat që i ka dhënë në momentet e duhura:
“Kur ka qenë koha e kritikës, e ka bërë. Si lojtare, si kundërshtare dhe si shoqe. Kam nevojë për njerëz që më kritikojnë me dashuri.”