E premte, 25 Prill, 2025

E turpshme në Itali! Trajneri i futbollit kërcënon gjyqtaren: Duhet të përfundosh si Ilaria Sula

Vdekja tragjike e Ilaria Sulës prej ditësh ka tronditur opinionin publik në Itali, me studenten shqiptare që u masakrua nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson.

Por kjo ngjarje ka kaluar dhe më tej, me disa persona që çuditërisht duket se e mbështesin veprimin e 23-vjeçarit me prejardhje Filipinase.

Në një ndeshje futbolli për moshat nën 17 vjeç mes Sporting Terni dhe Sengemini Sport, ka ndodhur ngjë ngjarje e turpshme.

Gjatë pushimit mes pjesës së parë dhe të dytë, trajneri Sporting Terni hyri në dhomën e zhveshjes dhe dyshohet se filloi të kërcënonte vazhdimisht gjyqtaren e takimit: “Duhet të përfundoni si Ilaria Sula. Duhet të ishe vrarë kur ishe i vogël. Në moment të tilla duhet të nxirret thika”.

Menjëherë pas kësaj, Liga Kombëtare e Amatorëve doli me një deklaratë ku thuhej se trajneri u dënua për tre vite e gjysmë larg fushave të futbollit.

Ilaria Sula u vra nga i dashuri i saj më 26 mars, i cili më pas trupin e saj e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës. Trupi i studentes shqiptare u gjet pas një jave të mbushur me kërkime, me autorin që u arrestua menjëherë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit