E premte, 25 Prill, 2025

Nga falenderimet për Zotin… te “ndalo dhe qetësohu!” – çfarë po ndodh me çiftin?

“Nga maja e gishtit deri tek maja e kokës më puth nga mëngjesi deri në darkë. Edhe të thuash ‘faleminderit Zotit 100 herë që të kam’. Ky duhet të jesh ti.”- ishin këto fjalët që Egli i drejtoi Gjestit pak momente më herët gjatë një debati në të cilin u përfshinë së fundmi ku gjithçka nisi nga një koment i bërë prej Gjestit për banoren.

Por përgjigjja e Gjestit nuk ishte aspak ajo që pritej. Me një ton të prerë ai u shpreh:

“Po se më je nëna ime ti! Nëna ime s’je prandaj mos i jep vetes, ndalo dhe qetësohu.”

Rikujtojmë që na ndajnë vetëm dy ditë larg finales së madhe të “BBVA”, në të cilën, Gjesti, Rozana, Laerti dhe Egli luftojnë “kokë më kokë” për çmimin e madh!

Artikuj te ngjashem

Me te fundit