E premte, 25 Prill, 2025

Bulqizë/ Shembet galeria në Martanesh, ndërron jetë minatori 48-vjeç (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot brenda një galerie të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës.

Një minator 48-vjeç i identifikuar si Agron Cani ka ndërruar jetë pasi një masiv gurësh e zuri poshtë teksa po punonte.

Njoftimi i Policisë:

“Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi A.C., 48 vjeç, banues në Krastë”, informoi sot policia.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit