Drejtuesi politik i PD-së, në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, në mitingun elektoral në Peshkopi, deklaroi se qeveria e Edi Ramës rrënoi gjithë qarkun, në çdo fushë.
“Ne dibranëve nuk ka pallat sporti që na mban, ne jemi shumica, jemi demokratë. Para dy ditësh ishin nënat dhe motrat tona, por 80% i kishin sjellë me pahir. Ai i fyu dibranët.
Dibra është e trimave, e Skënderbeut, e burrave, e Elez Isufit, e Dom Nikollë Kaçorrit. Ne i kemi bërë ballë Turqisë, Serbisë dhe komunizmit. Nuk e ka provuar vullkanin e dibranëve.
Kryehajduti nuk ka platformë. Në 12 vite e ka kaluar në qarkun më të varfër në Shqipëri. Kjo qeveri krimi dhe korrupsioni ka mbyllur mbi 50% të shkollave në Dibër, edhe Universitetin e mbylli.
Ky Kryeministër e ka rrënuar bujqësinë në Dibër. Çdo votë do të shkojë për numrin 1. Mjafton të përmendim korrupsionin e rrugës së Arbërit, 6 herë më shumë se kostoja e planifikuar. Prandaj, ne duhet ta ndëshkojmë me votë” – u shpreh Mziu.