E premte, 25 Prill, 2025

Deklarata e parë e Gjestit pas fitores në “BBV4”

Pas një rrugëtimi plot emocione, debate dhe momente të paharrueshme, Gjesti është shpallur fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”. Në deklaratën e tij të parë pas fitores, ai u shpreh i emocionuar dhe falënderues ndaj publikut që e mbështeti gjatë gjithë kohës.

Deklarata e plotë:

Kur kam dalë nga BBVK, e dija që më është bërë diçka e padrejtë. Kur më thirrën për të ardhur këtu, kam menduar që është shaka, deri në momentin që më janë hapur dyert atëhere kam thënë që po mund ta bëj. Kam luajtur fort, kam parë për t’i nxjerrë të gjithë jashtë.

Nuk kam pasur mëshirë për t’i nxjerrë jashtë ata, sepse ata nuk kanë pasur për mua. E falenderoj veten shumë që kam duruar këto gjëra që nuk i kanë përballuar të tjerët, kam duruar edhe prekjet fizike. Faleminderit Zotit, familjes e publikut. Ndoshta nuk kam qenë shembulli, por faleminderit shumë. Presim shumë muzikë, nuk kam për tu ndalur kurrë, shumë punë dhe besoj që më shumë keni për të më dashur ashtu siç ju dua unë.

Unë i kam thënë Eglit edhe brenda, që nuk kam diçka me të, nuk e shoh, por unë kam për të vazhduar jashtë, të shohim deri ku do shkojë. Unë jam i njëjti, nuk e gënjej dot. Ia them edhe jashtë këto fjalë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit