Egli Tako duket se ‘nuk dorëzohet’ për asnjë arsye në botë. Marrëdhënia me Gjestin e bëri për qetësues, e bëri për psikolog, e bëri të lërë shtëpinë dhe të rikthehet vetëm për ‘hakmarrje’, por Egli nuk do t’ia dijë.
Pas përfundimit të finales, ajo pa qartë edhe reagimin e familjarëve, ku nëna e Gjestit nuk denjoi t’i japë as dorën, por kjo nuk mjaftoi që t’i hidhej në krahë motrës së fituesit.
Ndërsa në mbrëmjen festive të organizuar pas finales së spektaklit, Egli nuk i është ndarë një minutë Gjestit dhe në një video të postuar në Instagramin e saj, ajo shumë optimiste për të ardhmen shkruan: “Dje, sot dhe nesër”, duke i bërë tag edhe adresës në Instagram të Gjestit. Ndërkohë ky i fundit ‘nuk e ka në plan’ ta ketë Eglin në adresën e tij.