E premte, 25 Prill, 2025

Dua Lipa sjell të dashurin e ri në Shqipëri

Shqipëria, siç është shprehur edhe vetë, është vendi i preferuar i Dua Lipës për të pushuar.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore nuk humb asnjë rast për të kaluar disa ditë në vendin e saj dhe të prezantojë këdo me rivierën e magjishme të jugut.

Dua është rikthyer në Shqipëri për të kaluar Pashkën në shoqërinë e të dashurit të saj, Callum Turner.

“Pashkë në shtëpi”, shkruan Dua krahas disa fotove duke shijuar rrezet e diellit dhe detin së bashku.

Duket se ajo po i shfrytëzon këto ditë për të pushuar pak para se të vijojë me turneun e “Radical Optimism“ në Europë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit