E premte, 25 Prill, 2025

Shkarkim i tensionit të lartë në fshatin Suç në Klos! Flakë e tym pranë një banese, s’ka të lënduar

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur sot në fshatin Suç, në bashkinë Klos, ku një shkarkim i papritur i tensionit të lartë ka shkaktuar tym dhe flakë pranë një banese.

Shkarkimi ka ndodhur në afërsi të rrjetit elektrik të tensionit të lartë, i cili ndodhet pranë rrugës nacionale Burrel-Klos. Fatmirësisht, pas ngjarjes, nuk janë raportuar persona të lënduar, ndërsa ekipet përkatëse janë angazhuar për të siguruar situatën dhe për të riparuar dëmet.

Shkak i këtij incidenti besohet të ketë qenë një defekt i papritur në rrjetin elektrik, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë situatën për të parandaluar ndonjë pasojë tjetër të mundshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit