E enjte, 24 Prill, 2025

Sot, Dita Ndërkombëtare e Tokës

Në kalendarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës, e cila, sipas ekspertëve, po bën qartë thirrje për veprim.

“Natyra po vuan, oqeanet mbushen me plastikë dhe bëhen më acide. Nxehtësia ekstreme, zjarret dhe përmbytjet, kanë prekur miliona njerëz”, shkruan OKB.

Më 22 prill 1970, në SHBA, u mbajt manifestimi i parë më i madh ekologjik, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita Ndërkombëtare e Tokës. Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës. Po ashtu, qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja e planetit Tokë dhe të gjitha burimeve nga ndotja.

Ndryshimet klimatike, ndryshimet e bëra nga njeriu në natyrë si dhe krimet që prishin biodiversitetin, si shpyllëzimi, ndryshimi i përdorimit të tokës, intensifikimi i bujqësisë dhe prodhimi i blegtorisë ose tregtia e paligjshme e kafshëve të egra në rritje, mund të përshpejtojnë shkatërrimin e planetit.

OKB bën thirrje të rivendoset ekuilibri i ekosistemeve të dëmtuara, gjë që do të ndihmojë për t’i dhënë fund varfërisë, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të parandaluar shfarosjen masive.

Në këtë ditë, OKB fton t’i kujtojmë vetes, më shumë se kurrë, se ne kemi nevojë për një zhvendosje drejt një ekonomie më të qëndrueshme që funksionon si për njerëzit ashtu edhe për planetin.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit