Nuk jemi në kohën e Migjenit, por në një fshat të Klosit, në Shënkoll, situata është ashtu si poeti i njohur e ka pasqyruar në veprën e tij të njohur “Kafshata e Mjerimit”.
Gazetarja e “Tak Fak” Klaudja Mertkola ka vizituar këtë familje të përbërë prej 5 anëtarësh të cilët jetojnë në varfëri ekstreme.
Sic shihet dhe nga pamjet, varfëria është ulur “këmbëkryq” në këtë familje. Një foshnje disa muajshe nuk ka qumësht për të pirë.
Dy djem si ëngjëj, njëri që pikturon bukur dhe ëndërron që dikush ta çojë një ditë në një kurs pikture.
Prej vitesh, familja jeton duke blerë ushqime me listë, e zhytur në borxhe.
Aurora tregon se banesa ku jeton, i është falur nga xhaxhai i burrit i cili jeton në Greqi. Ajo dhe 3 fëmijët nuk e dinë se ku do të shkojnë më pas.