E enjte, 24 Prill, 2025

Përfundon në spital 14-vjeçari në Dibër, dyshohet se ra nga lartësia e murit rrethues së shkollës

Një 14-vjeçar ka pësuar dëmtime pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e murit rrethues të shkollës ku studion në Dibër.

Policia thotë se i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e murit rrethues të shkollës ku ishte nxënës, një 14-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.”, njoftoi policia.

Grup hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rasteve.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit