Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj atyre që quan presione që po ushtrohen mbi administratën shtetërore, duke i akuzuar drejtorët dhe qeverinë e Edi Ramës për shfrytëzimin e punonjësve për qëllime elektorale. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se qindra e mijëra punonjës të shtetit janë në një presion të madh për t’u bërë pjesë e mekanizmave të fushatës zgjedhore të qeverisë, duke e cilësuar këtë një abuzim të papranueshëm.
Ai dënoi ashpër këtë klimë presioni dhe theksoi se ata që zbatojnë ligjin dhe punojnë për interesat e qytetarëve janë një “pasuri kombëtare”. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama po shkon drejt “gropës që i ka bërë vetes”.
Kreu i PD-së kërkoi që të ndalohen presionet dhe manipullimet politike mbi punonjësit e shtetit dhe i bëri thirrje administratës të qëndrojë e pavarur, duke i rikujtuar se detyra e tyre është shërbimi ndaj qytetarëve dhe zbatimi i ligjit.
Kreu i PD Sali Berisha në deklaratë për mediat: Qindra e mijëra punonjës refuzojnë të bëhen punonjës të shtetit elektoral. Ata janë në presion të madh nga drejtorët patronazhistë. Dënoj klimën e presionit në administratë. Ata që zbatojnë ligjin janë pasuri kombëtare. Rama po shkon drejt gropës që i ka bërë vetes.