E premte, 25 Prill, 2025

Ngjarja e rëndë në Tiranë/ 60-vjeçarja vetëhidhet nga kati i tetë i pallatit, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Dyshohet se një 60-vjeçare është vetëhedhur nga kati i tetë i pallatit dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit