E hënë, 28 Prill, 2025

Me miliona shikime e përfshirje, rritje e fuqishme për Bashën në prag të 11 majit

Sipas një studimi të zhvilluar nga ekspertë të fushës së komunikimit politik dhe digjital, rrjetet sociale të Lulzim Bashës kanë shënuar një rritje të jashtëzakonshme në muajin e fundit të fushatës. Vetëm në Instagram janë regjistruar rreth 9 milionë shikime në 30 ditët e fundit, ndërsa në Facebook, përmbajtjet e publikuara kanë kaluar mbi 18 milionë shikime.
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kjo prani e fuqishme në hapësirën digjitale nuk është thjesht statistikë, por reflektim i një tendence më të thellë. Në një kohë kur fjalët e Edi Ramës i mbulojnë faktet e 12 viteve plotë dritëhije, shqiptarët e kanë nisur pyetjen më të drejtë të mundshme: “Ku i ke shokët, o Ramë?”, nje pyetje që është bërë virale dhe degjohet ne rrugë e në biseda të përditshme.

Nëpërmjet platformave digjitale, Basha ka shtruar një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke ndarë vizionin për një Shqipëri që çliron drejtësinë nga presioni politik, ndihmon rininë të ndërtojë të ardhmen këtu dhe lufton korrupsionin jo me retorikë, por me vepra. Mesazhet janë të thjeshta, por të forta: ose lekët në xhepat e qytetarëve, ose tek shokët e Ramës – te 7×7=313.

Ekspertët theksojnë se në këto zgjedhje, prania dhe angazhimi në rrjetet sociale nuk janë një shtojcë e fushatës, por pasqyra e një lidhjeje të re që po krijohet mes politikës dhe qytetarëve.

Dhe ndoshta ky është ndryshimi më i madh i këtyre zgjedhjeve, njerëzit po e shohin realitetin përmes syve të tyre, duke u shkëputr nga shiringat e mediave tradicionale.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit