E premte, 2 Maj, 2025

Detaje/ Krimi në Shkodër: Vrau bashkëshorten në hotel dhe tentoi t’i jepte fund jetës, zbulohet identiteti i turistit amerikan

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Shkodër ku një turist ka vrarë bashkëshorten dhe tentoi ti jepte fund jetës.

Krimi raportohet se ka ndodhur brenda në hotel, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si 57-vjeçari Brandon Saporito.

Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, rreth 53-vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje, sipas informacioneve paraprake.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, si edhe nuk ka një njoftim nga policia.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit