Këngëtari i njohur Noizy pati një kërkesë për kryeministrin Edi Rama, për të shtruar një rrugë të fshatit të babait të tij në Dibër.
Teksa i premtoi se rruga e fshatit Lubalesh do shtrohej, Rama i vuri një kusht Noizyt.
Rama: Sot nuk ka ardhur si këngëtar këtu, se nuk këndoi as live. Ka ardhur për një arsye tjetër, se i thosha unë, jemi shok me Noizyn si dy çuna problematik që jemi, i thoja o Noiz pa e bë atë Lamborghinin tat me shku plumb pushke deri në Peshkopi, nuk e lej këtë punë. Noizy çonte drona e disa makina të lodhura dhe kishte hall se i prishej Lamborghini. Qëkur ka dal nga barku i nanës, ka marrë atë pjesën e dibranëve, ti shef këtej, e ke ngrënë andej. Ja ku je sot, Lamborghinin e ke aty. Ti do marrësh Lamborghini do futesh nga rruga e Maqellarës.
Noizy: E kam një kërkesë, babai im ka lindur me një fshat Lubalesh. Nga ura e Shupenzës është 2 kilometra pa shtru. Ma shtroni dhe atë rrugën të shoh gjyshin se e kam akoma atje. Dy kilometra janë.
Rama: E kuptoni tani? Nuk u prishëm as për atë tunelin e tmerrshëm të murrizit sikur kishin ardhur xhindet, nuk do prishemi për dy kilometra. Ne do ta bëjmë rrugën, por kushti është ky koncertin e vet Noizy do ta prezantojë këtu. Do vijën të gjithë fansat nga Kosova e Maqedonia e nga të jenë këtu, se rrugën e kanë. Asaj rrugës do ia vejmë ‘Rruga e Noizyt’, dakord kryetar? Do t’i vejmë gozhda që të mos shkojnë me shpejtësi makinat. Dua t’ju them diçka të rëndësishme. Shumë shpesh përdorin njerëzit një fjalë ‘nuk ia vlen me votu se janë njësoj’. Mirëpo ja që ky qartë e ka provën që ia vlen.