E martë, 6 Maj, 2025

Pamje të frikshme nga Dibra, makina me shpejtësi “skëterrë” merr para policin

Janë publikuar pamjet filmike të aksidentit të rëndë që ndodhi pasdite në dalje të qytetit të Peshkopisë. Në videon e siguruar, shihet momenti kur një automjet tip “Golf”, që lëvizte me shpejtësi të lartë, humbet kontrollin dhe përfundon brenda një berberhane.

Makina, e drejtuar nga Alban Shoti, godet efektivin e policisë Veli Gjura, i cili ishte në detyrë për të menaxhuar trafikun në kuadër të mitingut përmbyllës të opozitës të planifikuar në orën 19:00 nga Sali Berisha. Gjura është në gjendje shumë të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Po ashtu është plagosur edhe një ndihmës-berber, i cili ndodhej brenda lokalit në momentin e përplasjes.

Policia ka konfirmuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Artikuj te ngjashem

Me te fundit