Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren të Kosovë. Sipas raportimeve një person ka vrarë me thikë vajzën e tij 15-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.
“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.
Dyshohet se autori ka goditur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat. Gjithashtu bëhet me dije se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
I dyshuari, shtetas turk, është arrestuar nga policia e Kosovës.