Lajm botëror e cilëson kryetari i PD, Sali Berisha qëndrimin e DASH mbi sanksionimin non grata.
Institucioni drejtues i diplomacisë amerikane në përgjigje të gazetarit Mark Caputo, deklaroi se kryedemokrati mund të udhëtojë drejt SHBA.
Qëndrimin e DASH e cilëson si një kundërpërgjigje ndaj atyre qe lobuan për shpalljen e tij, nongrata.
Pavarësisht këtij qëndrimi, Berisha ende nuk e ka vendosur nëse do të udhëtojë drejtë SHBA.
Kryetari i PD thekson se tashmë edhe qytetarët që ishin skeptik për shkak të shpalljes non grata, duhet që më 11 Maj të votojnë demokratët.
Berisha i cilëson qesharake parashikimet e PS për numrin e mandateve që mund të marrë në zgjedhjet e 11 Majit.
Kryedemorkati saktësoi edhe njëherë se kontrata e Chris Lacivita është vetëm si konsulent për fushatën zgjedhore dhe nuk ka asnjë lidhje me çështje lobimi në SHBA për PD.