Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, ishte një nga shumë yjet që parakaluan në tapetin e kuq të Met Gala-s, ngjarjes më prestigjioze në botën e modës.
Tema e sivjetme e Met Gala-s ishte “Superfine: Tailoring Black Style”, e cila kishte për qëllim të sillte në fokus historinë e modës së meshkujve afroamerikanë që nga shekulli i 18-të deri më sot. Kodi i veshjes “Tailored for You” kërkonte që të ftuarit të risillnin në mënyrë krijuese dhe personale modën maskuline.
Georgina zgjodhi të shfaqej me një fustan të zi slip nga marka “Vetements”, me një prerje të theksuar anësore. Ajo e kompletoi paraqitjen me këpucë elegante të zeza dhe aksesore të thjeshtë por të rafinuar.
Megjithatë, kritikët e modës nuk u impresionuan, dhe paraqitjen e saj e cilësuan si një ndër më të dobëtat e këtij viti. Kritikët online nuk munguan: “Georgina nuk është munduar fare”, “Ka humbur krejtësisht temën”, “E prisja shumë më tepër prej saj”, “Duket si një pizhamë”, “Kjo është Met Gala, jo një ‘pajama party’”, ishin vetëm disa nga komentet që qarkulluan në rrjetet sociale.
Pavarësisht kritikave, 31-vjeçarja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Vetëm pak ditë më parë, ajo u fotografua në dalje nga një hotel në New York, e veshur me një fustan të shkurtër në stil sakoje, nën të cilin kishte një bodi të zi, duke tërhequr sërish vëmendjen e kalimtarëve dhe mediave.
Ndërsa moda mbetet subjektive, një gjë është e sigurt — Georgina di si të gjenerojë debat dhe vëmendje kudo që shkon.