Gjendet pas 6 ditësh trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri, manovratorit që e zuri masivi i dheut nga shembja e digës së rezervuarit të fabrikës së pasurimit të kromit në Burrel.
Trupi është zbuluar disa qindra metra poshtë fabrikës i mbuluar nga balta.
Për gjetjen e trupit të Beshirit, u angazhuan 800 persona. Terreni i vështirë solli probleme në gjetjen e të riut.
Lidhur me këtë ngjarje Policia e Klosit ka arrestuar drejtuesin 44-vjeçarin të kompanisë së kromit në Qafën e Burrelit, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.