E premte, 9 Maj, 2025

Emri/ Detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, sherri nisi pas mesazheve që i kishte dërguar një vajze

Dy të rinj me origjinë shqiptare, 17 dhe 19 vjeç, janë arrestuar gjatë natës në Prato, pasi dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e një bashkatdhetari mbrëmjen e 8 majit, pak para orës 19:00, në rrugën Corridoni.

Viktima është identifikuar si Vladimir Lleshi, 37 vjeç.Sipas deklarimeve të dhëna para prokurores Valentina Cosci, ngjarja nisi pas një konflikti për disa mesazhe të dërguara një vajze, shkruajnë mediat italiane.

Të rinjtë kishin caktuar një takim me viktimën në lagje, ku ai kishte mbërritur i shoqëruar nga dy persona të tjerë. Aty ka nisur një debat verbal, i cili më pas është përshkallëzuar në një përplasje fizike. Sipas versionit të të rinjve, të rriturit tentuan t’i sulmonin, ndërsa ata u larguan, por më pas njëri prej tyre goditi 37-vjeçarin me një kaçavidë. Një nga goditjet e ka prekur në zemër, duke i shkaktuar vdekjen.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës, viktima nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Vrasja ndodhi në zonën e gjelbër pranë rrugës Liliana Rossi.

Të arrestuarit mbrohen nga avokatët Roberta Roviello dhe Massimiliano Tesi. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit