E shtunë, 10 Maj, 2025

Dollarë, paundë e tollona nafte/ Tensione në Maqellarë, pamje nga momenti kur demokratët bllokojnë makinën e biznesmenit Fiqiri Pali

Eksponentë të Partisë Demokratike kanë bllokuar mbrëmjen e djeshme dy automjete në Maqellarë, në njërin prej të cilëve ishte edhe sekretari i Blendi Klosit, dhe dy persona te tjerë.

Në pamje nga ngjarja, shihet një numër i shtuar i militantëve të PD të cilët nuk i kanë lënë automjetet të largohen deri në momentin që ka mbërritur prokuroria e cila ka kryer edhe kontrollet e nevojshme.

Nga kontrollet u gjetën 4.500 USD, 1 mijë paund dhe tollona nafte janë gjetur në makinën e biznesmenit Fiqiri Pali, i cili duhet të theksojmë se ka marrë pune publike në Bashkinë Mat e Dibër.

Në automjetin tjetër ku ndodheshin ndër të tjerë edhe pjesëtarë të shtabit politik të Blendi Klosit nuk u gjetën sende të paligjshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit