Në bashkinë Dibër procesi i numërimit është ndërprerë prej disa minutash.
Ndërkohë sa i takon rezultateve të deritanishme në këtë qark, duket se kryeson bindshëm Partia Socialiste. Më poshtë ju sjellim rezultatet e deritanishme për bashkitë e këtij qarku.
Në bashkinë e Dibrës kryeson PS me 3109 vota, ndërkohë PD-ASHM me 2465 vota, pra 42% ka arritur të marrë kjo parti deri në këto momente, teksa 53% i ka marrë PS.
Bashkia e Bulqizës kryeson Partia Socialiste më një rezultat me të thellë se bashkitë tjera të këtij qarku.
Në bashkinë e Klosit deri në këto momente janë numëruar gjysmat e kutive të votimit nga 26 në total, teksa në mesditë pritet të përfundojë numërimi. Edhe në bashkinë Mat kryeson PS.
Dibër:
Partia Socialiste – 3109 vota
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – 2465 vota
Bulqiza
Partia Socialiste – 1896 vota
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – 1132 vota
Klosi
Partia Socialiste – 2045 vota
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore -1173 vota
Mat
Partia Socialiste – 2822 vota
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – 1591 vota