E mërkurë, 14 Maj, 2025

Aksidenti tragjik/ Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, 2 të vdekur. Trupat e të rinjve përfundojnë në lumë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot te ‘Shkalla e Tujanit’. Të paktën dy persona kanë ndërruar jetë pas përplasjes së motorit me një makinë.

Burime për mediat bëjnë me dije se një motor është përplasur me një automjet. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy të rinj, shoferi i motomjetit dhe pasagjeri.

Dy të rinjtë janë me origjinë nga Zall Bastari dhe sipas dëshmitarëve okularë nga përplasja e forte trupat e tyre kanë përfunduar në lumë.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim nga policia, teksa në vijim priten më tepër informacione.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit