Në Qarkun e Dibrës, Partia Socialiste mori 3 mandate duke përmbysur rezultatin dhe la koalicionin e Sali Berishës me vetëm 2 mandate.
Kështu, PS fut në Kuvend 2 deputetë nga lista e mbyllur që janë Blendi Klosi dhe Alma Selami, ndërsa nga votat preferenciale futet në Kuvend ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Ky i fundit ka rezultuar më i votuari me 12 492 vota.
PD-ASHM merr në Dibër vetëm dy deputetë nga lista e sigurt, Xhelal Mziu dhe Denisa Vata.
Ndërkohë, mbetet jashtë Përparim Spahiu me 5346 vota dhe i ish-gjenerali që ka firmosur finalizimin e tjetërsimit të pronave të Kompleksit Partizani, Xhemal Gjunkshi me 4586 vota.
Deputetët e PS në qarkun e Dibrës
Blendi Klosi (lista e mbyllur)
Alma Selami (lista e mbyllur)
Agron Malaj (lista e hapur)
Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Dibrës
Xhelal Mziu (lista e mbyllur)
Denisa Vata (lista e mbyllur)
Në tabelë mund të shihni votimet për secilin kandidat: