E mërkurë, 14 Maj, 2025

Vrasësi serial i grave, Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

Gjykata ka shpallur vendimin për Dan Hutrën, i akuzuar për vrasjen makabre të tre grave në mars të vitit 2023 në Tiranë. Hutra është dënuar me 3 burgime të përjetshme për vrasjen e Mevlute Sadikut, Hasime Dafkut dhe Etleva Kurtit.

Gjykata e konsideroi Dan Hutrën fajtor për krime të rënda që tronditën opinionin publik, duke e dënuar gjithashtu me:

-35 vite burg për tentativën për vrasje ndaj Helena dhe Kujtime Hysës

-30 vite burg për plagosjen e rëndë të Marjana Gurakuqit

-15 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe sigurimin e kushteve për të kryer vrasje

Ngjarja që ndodhi më 1 mars 2023 u konsiderua një nga aktet më të rënda të dhunës në vend, ku brenda disa orëve, Dan Hutra kreu një seri sulmesh të dhunshme në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ai u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndërsa hetimet zbuluan një plan të mirëorganizuar për eliminimin e disa grave me të cilat kishte pasur konflikte të mëparshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit