E enjte, 15 Maj, 2025

Influencuesja 23-vjeçare vritet gjatë një live në TikTok

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin në Meksikë, pasi një influencuese 23-vjeçare, Valeria Marquez, u vra me armë zjarri ndërsa ishte në live në TikTok. Ngjarja ndodhi në qytetin Guadalajara, në shtetin Jalisco.

Prokuroria bëri të ditur se një burrë hyri në sallonin e bukurisë ku ndodhej Marquez dhe dyshohet se hapi zjarr ndaj saj. Motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura, por rasti po hetohet si femicid, një krim i rëndë që prek shumë gra dhe vajza në Meksikë.

Momentet e fundit të jetës së Valeria Marquez u transmetuan drejtpërdrejt në rrjetin social TikTok, ku ajo shfaqej ulur në një tavolinë, duke mbajtur një lodër pelushi në duar. Sekonda më pas, ajo u qëllua dhe vdiq në vend. Transmetimi u ndërpre vetëm kur një person tjetër mori telefonin dhe ndali regjistrimin.

Mediat lokale raportojnë se autori i dyshuar kishte hyrë në sallon duke pretenduar se po i sillte një dhuratë.

Prokuroria e shtetit nuk ka bërë ende të ditur ndonjë emër të dyshuari, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Valeria kishte një ndjekje të konsiderueshme në rrjetet sociale, me afro 200 mijë ndjekës në TikTok dhe Instagram. Fansat e saj kanë reaguar me tronditje dhe dhimbje për këtë ngjarje të rëndë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit