E premte, 16 Maj, 2025

Zbulohet nëse Justin Bieber është viktimë e Diddy-t

Mes hetimeve në rritje ndaj Sean “Diddy” Combs dhe përmendjes së shumë emrave të njohur në industrinë e muzikës, Justin Bieber ka qenë në qendër të spekulimeve, për shkak të raportit të tij të hershëm me producentin gjatë adoleshencës.

Por burime të afërta me këngëtarin i kanë hedhur poshtë zërat, duke i thënë TMZ se nuk ka pasur kurrë abuzim apo sjellje të papërshtatshme nga Diddy ndaj Bieber.

Në rrjet janë rikthyer disa fragmente të viteve të kaluara, përfshirë një moment në vitin 2011 kur Diddy, gjatë një interviste te “Jimmy Kimmel Live!”, tha me ironi se Justin “e di më mirë sesa të flasë për ato që bën me Big Brother Puff në televizion kombëtar” – një koment që sot është vënë në një tjetër kontekst.

Gjithashtu, një video e vitit 2009 e tregon Diddy-n duke i premtuar Bieber-it 15-vjeçar se do ta linte të drejtonte një nga makinat e tij kur të mbushte 16 vjeç. Ai shtonte se do kalonin “48 orë bashkë”, duke e quajtur këtë “ëndrra e çdo adoleshenti”.

Sipas burimeve, këto ishin momente të planifikuara për publikun, dhe në realitet Justin kishte më shumë lidhje me djemtë e Diddy-t, sesa me vetë producentin.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Bieber është shprehur:

“Edhe pse Justin nuk është viktimë e Sean Combs, ka individë që janë dëmtuar vërtet nga ai. Të zhvendoset fokusi nga kjo e vërtetë, dëmton drejtësinë që ata meritojnë.”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit