Dy adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç janë konfliktuar ditën e djeshme në Maliq, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras ku një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
Policia bën me dije se është proceduar penalisht 14-vjeçari, autor i plagosjes.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme ku, në fshatin Sheqeras, Maliq, ngeli i dëmtuar me mjet presës thikë një 15- vjeçar, jashtë rezikut për jetën, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 14- vjeçar, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftojnë blutë.
Të miturit janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit.