E mërkurë, 21 Maj, 2025

52 urdhër-arreste, Dumani: U godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri! Ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta e pastrimit të parave

Ka nisur konferenca e përbashkët për operacionin antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë. I pranishëm është kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.

“Një hap tjetër të rëndësishëm kundër krimit të organizuar. I është dhënë një goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. U godit nje prej grupeve më të fuqishme kriminale në vend”, tha Altin Dumani.

Altin Dumani: Është arritur ti jepet një goditje e fuqishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri për të cilën ka dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave.

Ky operacion i mbështetur nga hetimet e thelluara dhe shkëmbim efektiv informacioni ndërinstitucional është dëshmi e asaj që mund të arrihet

Artikuj te ngjashem

Me te fundit