Eurovision Song Contest 2025 u mbyll me fitoren e Austrisë, përfaqësuar nga këngëtari JJ me origjinë filipinase dhe këngën “Wasted Love”. Austria grumbulloi votat më të larta në një natë finale të shënuar nga performanca të forta dhe interes i madh nga publiku evropian.
Shqipëria arriti një rezultat historik, duke u renditur në vendin e 8-të – pozicioni më i lartë që nga viti 2012 kur Rona Nishliu përfundoi në vendin e 5-të me këngën “Suus”. Këtë vit, përfaqësimi shqiptar erdhi nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”.
Performanca e Shqipërisë mori 45 pikë nga juritë profesionale, ndërsa u vlerësua shumë nga publiku, duke marrë 173 pikë në televotim. Franca ishte vendi që i dha Shqipërisë pikët maksimale nga juria.
Izraeli u rendit i dyti me 357 pikë, pas një performancë të këngëtares Yuval Raphael. Finalja u shoqërua nga tensione jashtë skenës, për shkak të protestave pro-palestineze në qendër të Bazelit, ku disa protestues tentuan të hynin në skenë gjatë performancës izraelite.
Vendin e tretë e zuri Estonia, përfaqësuar nga artisti Tomy Cash, me vetëm një pikë më pak se Izraeli – 356 gjithsej.