E mërkurë, 21 Maj, 2025

City tërhiqet nga gara për Wirtz, sulmuesi gjerman pranë Bayern Munich

Florian Wirtz është shumë i shtrenjtë për Manchester City. Mesfushori gjerman, që ende është pjesë e Bayer Leverkusen, ishte i preferuari kryesor për të zëvendësuar Kevin De Bruyne në radhët e City, me drejtorin e ri sportiv, Hugo Viana, që kishte planifikuar ta angazhojë atë si objektiv kryesor për merkaton e verës.

Megjithatë, klubi gjerman nuk dëshiron ta shesë me një çmim të ulët talentin e lindur në vitin 2003, duke riformuluar kërkesën e tij për 150 milionë euro. Ky mesazh ka arritur shumë qartë te Pep Guardiola.

Sipas raportimeve nga BBC mësohet se ka qenë vetë trajneri i City-t, Pep Guardiola, i cili ka tërhequr interesin e tij për Wirtz, së bashku me klubin, për shkak të kostove të larta të operacionit.

Sipas vlerësimeve, kjo do të ishte operacioni më i shtrenjtë në historinë e qytetarëve, duke arritur në 300 milionë euro të plota duke marrë konsideratë paratë për transferimin dhe pagën për lojtarin gjerman.

Sipas Sky Sports DE, tërheqja e Guardiola-s ka bërë që tashmë rruga të jetë e lirë dhe pa pengesa për Bayern Munich që prej kohës ka vendosur nën shënjestër Wirtz, ndaj klubi bavarez me shumë gjasa do të konkludojë me mega operacionin e kësaj meraktoje verore për të sjellë në Allianz Arena talentin gjerman.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit