Ndërsa Alba ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në puntatën me Luana Vjollcën, një situatë aspak e zakontë ndodhi në banesën që ajo ndan me partnerin.
Limi, i cili po qëndronte në shtëpi, postoi në Instastory një video ku shfaqej një vajzë provokuese, thuajse nudo, duke bërë lëvizje me konotacion seksual.
Reagimi i saj ishte i menjëhershëm: e informuar për atë që po ndodhte në shtëpi, Alba i dërgoi një mesazh vajzës që shfaqej në video, duke i kërkuar të largohej menjëherë nga rezidenca e Limi-t, përndryshe paralajmëroi “tërmet”.
Pa humbur kohë, ajo u largua nga studio dhe u nis drejt banesës ku qëndron partneri i saj.