E mërkurë, 21 Maj, 2025

Operacioni/ Goditja e grupit kriminal nga SPAK: Masa dhe për zyrtarë shtetërorë! Sekuestrohet një televizion, 3 restorante, 6 shoqëri tregtare

Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin e SPAK dhe autoritetet italiane, ku është goditur një grup kriminal dhe janë lëshuar 40 urdhër arreste.

Po ashtu ai tha se përveç anëtarëve të grupit kriminal janë lëshuar masa arresti edhe për zyrtar.

Ndërkohë po ashtu në sajë të këtij operacioni janë sekuestruar disa biznese në Durrës dhe një televizion në Vlorë, të cilat dyshohet se financoheshin ose ishin ndërtuar nga paratë e drogës.

“Janë dokumentuar vepra korruptive në Shqipëri, masa nga gjykata e posaçme për korrupsion, për zyrtarë shtetëror. Sot janë ekzekutuar dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga trafikimi i lëndëve narkotike.

3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në Vlorë”, tha ai.

Një hap të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, e cilësoi kreu i SPAK Altin Dumani megaoperacionin e përbashkët italo-shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës. Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologët italianë, ai tha se është goditur një nga grupet më të fuqishme shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe pastrimin e parave.

“Përfaqëson një hap të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Është arritur t’i jepet goditje e rëndësishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri që ka dyshime që ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe pastrimin e parave”.

Sipas tij “ky operacion i mbështetur nga hetime të thelluara është dëshmi e qartë e saj që mund të arrihet kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit, bashkëpunojnë me besim të ndërsjellë me profesionalizëm dhe përkushtim”.

Në Itali janë sekuestruar:

• 9 apartamente,
• 4 kompani,
• 7 llogari bankare dhe
• 3 automjete.

Në Shqipëri janë sekuestruar:

• restorante luksoze,
• një rrjet televiziv,
• një agjenci imobiliare dhe
• kompani ndërtimi.

Prokurori Vladimir Mara: Në Shqipëri janë vendosur 29 masa sigurimi të gjitha arrest në burg. Në Itali kanë qenë 22 masa sigurimi, nga këto në Itali dhe Shqipëri gjithsej janë ekzekutuar 40 masa sigurimi.

Ne kemi parë që ka organizim të mirëfilltë kriminal që në vetvete ka 3 nënndarje tjera, që kishin aktivitete kriminale nga vende të Amerikës Latine në drejtim të Evropës apo Itali dhe Shqipëri. Pra janë 51 masa sigurimi dhe një urdhër ndalimi.

Në mesin e rasteve të zbuluara janë:

• pagesa “cash” prej mbi 500 mijë eurosh në Bari,
• transfertë prej 500 mijë dollarësh drejt Amerikës Latine,
• parapagim për një ngarkesë me 500 kg kokainë nga Guayaquil, Ekuador.

Në Shqipëri janë dokumentuar edhe raste të shpërdorimit të detyrës, ku përfshiheshin pjesëtarë të forcave të policisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit