E premte, 23 Maj, 2025

Fëmija 2-vjeç bie nga ballkoni i katit të dytë, shpëton mrekullisht

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kamenicë të Korçës një ditë më parë. Një fëmijë dy vjeçar është rrëzuar nga ballkoni i katit të dytë banesës.

Pas incidentit i mituri është transportuar në spital dhe sipas njoftimit të policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 21.05.2025, një shtetas i mitur 2 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës në fshatin Kamenicë dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit