Ka ndërruar sot jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame.
Mësohet se ai ka ndërruar jetë në Gjermani pas një ndërhyrje në zemër.
Artan Lame lindi në vitin 1967. Ai ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar, studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.
Funksionet shtetërore që ka mbajtur:
1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).
2019- 2023: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).