E premte, 23 Maj, 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025

Sipas MeteoAlb, do ketë rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim.

Priten prezencë e vranësirave në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe lindore duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin sërish vranësira në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit