Dibër- Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi vodhi çantën me një sasi parash në euro e lekë të një qytetari.
Sipas njoftimit të policisë i riu rezulon i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Ndërkohë gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij blutë gjetën një sasi lëndë narkotike të ndarë në doza, fara kanabisi, kubik në të cilët kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Dibër, pas marrjes së njoftimit se shtetasit M.B., i kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë parash (në euro dhe në lekë) organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasi S.B., 32 vjeç, banues në fshatin Laças, Dibër, i dënuar më parë për vjedhje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.